Prindërimi në Epokën Digjitale
Konferencë për prindër që duan të kuptojnë ndikimin e teknologjisë në jetën e fëmijëve.
Regjistrohu


Rreth eventit
Në kohën kur inteligjenca artificiale dhe teknologjia po ndikojnë çdo aspekt të jetës, prindërimi kërkon mjete të reja, qasje të reja dhe një reflektim më të thelluar.
"Prindërimi Digjital 2.0" është një konferencë që bashkon prindër, edukatorë dhe ekspertë për të diskutuar se si të rriten fëmijët me përgjegjësi dhe siguri në një botë gjithnjë e më digjitale.
Çfarë do të mësoni?
Si ndihmon AI në edukimin e fëmijëve
Si të vendosni rregulla të shëndetshme digjitale në shtëpi
Mjetet më të mira për kontroll prindëror dhe siguri online
Si të jeni model pozitiv për fëmijët në botën digjitale
Të drejtat dhe mbrojtja digjitale e fëmijëve
Agjenda
Folësit dhe Panelistët Kryesorë




Për kë është kjo konferencë?
Prindër të fëmijëve nga 6 deri në 18 vjeç
01Mësimdhënës dhe edukatorë
02Profesionistë të teknologjisë dhe sigurisë digjitale
03Studentë dhe të rinj të interesuarpër AI dhe etikë teknologjike
04Përjetimet nga edicioni i kaluar
Regjistrohu tani
Pyetje të Shpeshta (FAQ)
Po, pjesëmarrja ka një pagesë simbolike prej 5 euro. Kjo shumë nuk është komerciale – të gjitha të hyrat do të përdoren për të mbështetur edukimin e fëmijëve jetim përmes bursave në Shkollën Digjitale. Me pjesëmarrjen tuaj, përveçse kontribuoni në event, ndihmoni edhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për ata që kanë më shumë nevojë.
E kuptojmë plotësisht dëshirën për të marrë fëmijët me vete, por eventi është strukturuar si një konferencë për të rritur, me diskutime që kërkojnë përqendrim dhe hapësirë për reflektim. Prania e fëmijëve mund të e vështirësojë rrjedhën e programit.
Eventi nuk ofron certifikatë pjesëmarrjeje. Megjithatë, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë qasje në një material informues të përgatitur enkas për këtë konferencë. Ky material përfshin këshilla praktike dhe udhëzime konkrete për të ndihmuar prindërit të jenë më të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm në mjedisin digjital, së bashku me vegla që mund të përdoren në familje.